Një grup kongresmenësh amerikanë i kanë dërguar një letër presidentit Barack Obama, duke kërkuar ndërhyrjen e tij për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në samitin e Lisbonës.

Kongresmenët Earl Pomeroy dhe Candice Miller janë shprehur se kontributi i Maqedonisë është i rëndësishëm dhe se për këtë arsye një vend nuk mund të mbetet peng i një konteksti dypalësh.

“E ardhmja e Maqedonisë në institucionet euro-atlantike dhe siguria në rajonin e Evropës juglindore nuk duhet të ndikohen nga një cështje dypalëshe me Greqinë”, kanë deklaruar Pomeroy dhe Miller.

Letra në fjalë i është dërguar edhe zëvendëspresidentit Joe Biden, sekretares së Shtetit Hillary Clinton dhe atij të Mbrojtjes, Robert Gates.

Top Channel