Kosova duket se do të shkojë më herët nga sa pritej drejt zgjedhjeve të parakohëshme pas dorëheqjes së ish-presidentit Sejdiu.

KTV shprehet se LDK dhe PDK kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e proçesit zgjedhor brenda muajit dhjetor, ose të paktën në muajin shkurt dhe për këtë është dërguar edhe një kërkesë nga presidenti në detyrë, dhe kryetari i kuvendit, Jakupt Krasniqi drejt KQZ-së.

Mbërritja e kërkesës në KQZ konfirmohet edhe nga kryetarja e saj, Valdete Daka, e cila veç të tjerave u shpreh se institutcioni që ajo drejton mund të organizojë zgjedhje edhe brenda 45 ditëve.

Top Channel