Arratisja, policia sqaron dhënien e lejes

02/10/2010 20:45

Drejtoria e policisë së Leshës ka sqaruar motivet që çuan në dhënien e lejes për daljen nga burgu të dy vëllezërve, Admir dhe Genci Tafilaj.

Sipas autoriteteve, shkak ka qenë gjendja e keqe shëndetësore e nënës së tyre.

Në një deklaratë për shtyp sqarohet se të burgosurit do të kryenin lejen nën shoqërimin e policisë.

Ndërkohë vazhdon kërkimi për Admir Tafilajn, i dënuar me 26 vjet burg për plagosjen e një punonjësi policie.

Top Channel