Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala ka konfirmuar për mediat kosovare takimin me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci.

Në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore”, Shala ka bërë publike edhe detajet e takimit, i cili është përqendruar tek cështja e zgjedhjeve të parakohshme.

Shala është shprehur se i ka bërë të qartë Thacit se, AAK nuk është kundër zgjedhjeve të reja, por kërkon që ato të zhvillohen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

“Nëse regjistrohen rregulloret në fuqi për regjistrimin dhe certifikimin e partive politike që marrin pjesë në zgjedhje, PDK nuk do të mund të hynte në to për shkak të mosplotësimit të kritereve”, ka deklaruar Shala.

Ai ka mohuar zërat për një ofertë të marrë nga Thaci për bashkëqeverisje deri në mbajtjen e zgjedhjeve, sic u aludua në shtypin kosovar.

Top Channel