Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac ka deklaruar se në Luginën e Preshevës nuk ka asnjë rrezik për cënimin e situatës së sigurisë.

Deklaratën e tij Shutanovac e bëri gjatë një vizite në kazermën ushtarake të qytetit të Nishit, në jug të Serbisë.

Sipas tij, rreziqe nuk ka as përreth vijës kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk ka zhvillime që do të rrezikonin sigurinë dhe që mund të na shfaqnin shqetësime”, ka pohuar Shutanovac, duke shtuar se incidentet mund të jenë vetëm sporadike.

Top Channel