Një shtetas kroat, ish-punëtor në kompaninë Bektel-Enka që po ndërton edhe autostradën Vërmicë-Mërdarë, është prezantuar si përfaqësues i kësaj kompanie duke lidhur një kontratë me një kompani kosovare.

Në këmbim të kontratës ai kishte marrë si garanci 100 mijë euro.

Por pas një interesimi të vetë kompanisë pranë Bektel-Enka, kompania turko-amerikane ka kuptuar mashtrimin dhe ka denoncuar rastin në policinë e Kosovës, e cila ka prangosur shtetasin kroat, Tomisllav H. në qytetin e Prishtinës.

Kroatit iu caktua masa e arrestit me burg për 30 ditë dhe autoritetet kanë sekuestruar edhe një sërë dokumentash me vulë të falsifikuar të Bektet-Enkas si provë materiale, ndërkohë që fati i 100 mijë eurove nuk dihet.

Top Channel