Gjatë natës në Mitrovicë, persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën një kioske që do të vendosej në tregun e gjelbër të qytetit, në kuadër të një projekti të UNMIK për heqjen e kioskave nga rrugët.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, sipas të cilit zjarri mund të jetë vendosur nga pakënaqësia e qytetarëve ndaj dislokimit të tregut nga qendra e qytetit.

Hoti ka deklaruar se flakët janë shuar nga njësitë e zjarrfikësve dhe ka raportuar se nga ngjarja nuk rezultojnë persona të lënduar.

Zëdhënësi ka shtuar se strukturat e policisë rajonale po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës dhe për zbardhjen e shkaqeve të zjarrvënies.

Top Channel