Opozita maqedonase, e udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate, do të nisë nga muaji i ardhshëm një valë protestash kundër qeverisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë përfaqësues të LSDM-së, sipas të cilëve protestat do të nisin më 11 tetor në Prilep.

Sipas burimeve, ky qytet është zgjedhur pasi konsiderohet si simboli i kryengritjes ndaj pushtuesve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë protestë do të jetë i pranishëm edhe kryetari i LSDM-së, Branko Cervenkovski, si dhe krerë të partive të vogla opozitare.

Protestat janë një shenjë ndaj keqqeverisjes së partisë në pushtet VMRO/DPMNE dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, shtojnë më tej burimet.

Top Channel