LDK ka paralajmëruar në mënyrë të tërthortë mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut.

“Zhvillimet aktuale, pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu, mund të cojnë vendin në zgjedhje të parakohshme”, thuhet në një njoftim të zyrës së LDK-së.

Subjekti në fjalë kërkon që zgjedhjet e reja të përgatiten mirë, në bazë të Kushtetutës dhe të kenë konsensusin e të gjitha partive politike të Kosovës.

Në njoftimin zyrtar thuhet më tej se përvec zgjedhjeve të parakohshme, LDK do t’i kushtojë vëmendje edhe cështjeve të brendshme të saj.

Top Channel