Në Patriarkanën e Pejës po përfundojnë përgatitjet për ceremoninë e ardhjes së patriarkut Irinej në krye të Kishës Ortodokse Serbe.

Ceremonia do të mbahet ditën e diel dhe Irinej ka kërkuar personalisht garantimin e sigurisë nga trupat e KFOR-it dhe policia e EULEX-it.

Në një deklaratë për mediat serbe, Irinej është shprehur “i frikësuar” nga situata në Kosovë dhe për këtë u ka bërë apel trupave ndërkombëtare që të mundësojnë një zhvillim të qetë të ceremonisë.

Në këtë eveniment pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti serb Boris Tadic, vizita e të cilit është përfolur shumë për shkak të lejes që duhet të marrë tek institucionet kosovare.

Top Channel