Kreu i komandës së forcave të NATO-s në Napoli, admirali Mark Fitzgerald, i cili po viziton sot Mitrovicën, ka deklaruar se situata në këtë zonë është përmirësuar ndjeshëm.

“Situata në Kosovë është përmirësuar për të gjithë njerëzit. Përmirësimi i situatës është bërë në fushën e sigurisë, por edhe në atë të ekonomisë”, ka pohuar Fitzgerald.

Ushtaraku i lartë amerikan ka vlerësuar gjithashtu punën e Policisë së Kosovës, duke paralajmëruar kështu reduktimin e trupave të KFOR-it.

Admirali Fitzgerald ka drejtuar për më shumë se tre vjet operacionet e KFOR-it në Kosovë, pas pak ditësh ai do të dalë në pension dhe nga qyteti i Napolit në Itali do të shkojë në Florida të SHBA.

Top Channel