 Devis Xherahu i ftuar këtë javë në “Portokalli”! Blini bileta këtu…
																		
					
					
					
						Devis Xherahu i ftuar këtë javë në “Portokalli”! Blini bileta këtu…						 
								
			Katër filma premierë do të shfaqen gjatë tetorit në kinemanë “Imperial” pranë Sheraton.
Pas dy vjetësh mungesë kompania “Ëalt Disney” do të sjellë filmat e saj në Shqipëri. I pari titullohet “Nxënësi i magjistarit”, që do të shfaqet nga data 1 tetor, për të vazhduar më pas në version 3D me “Piratët e Karaibeve 4”.
“Do të fillojmë me premierën absolute ‘Nxënësi i Magjistarit’, një film aksion dhe fantazi me aktorët Nikolas Kejxh dhe Monika Beluçi”, deklaron Drejtori i Përgjithshëm i “Imperial”, Altin Prifti.
Filmi sjell historinë e një studenti që jeton në Nju Jorkun e ditëve të sotme, i cili është i detyruar që të pranojë punën si nxënës dhe asistent i një mjeshtri magjistar, personazhe të interpretuara nga Jay Baruchel dhe Nicolas Cage.
Mjeshtri do të stërvisë nxënësin, që ka fuqitë e magjistarit, të luftojë forcat e liga që i kanosen Manhatanit. Nga gjysma e dyte e muajit stafeta i kalon filmave shqiptarë.
“Do të pasurohet me dy prodhimet shqiptaro-belge dhe shqiptaro-gjermane, përkatësisht ‘Dosja K’ dhe filmi ‘Shqiptari’”, shprehet më tej, drejtori Prifti.
“Dosja K” është një film i regjisorit Jan Verheyen, ndërsa “Shqiptari”, i regjisorit gjerman Johannes Naber. Ata do të shfaqen në Imperial Sheraton përkatësisht në datat 15 dhe 29 tetor.
Top Channel