Ambasadori britanik në Beograd, Stiven Wordsworth ka përsëritur se për Britaninë e Madhe cështja e statusit të Kosovës është e mbyllur.

“Qëndrimi i Britanisë së Madhe është se kjo cështje, në kuptimin e statusit të Kosovës, është e mbyllur. Tani duhet të gjëndet një mënyrë që mospajtimet tona për këtë cështje të anashkalohen”, ka deklaruar Wordsworth.

Në një intervistë për një të përditshme serbe, diplomati është shprehur se tani dy palët duhet të përqendrohen në cështje që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Ai ka shtuar më tej se fillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është një kusht për dorëzimin e kërkesës së Serbisë për anëtarësimin në BE.

Top Channel