Lëvizja “Vetëvendosje” ka zhvilluar sot një aksion për të kundërshtuar privatizimin e PTK-së.

Aktivistët e lëvizjes, të mbështetur nga sindikatat, kanë lëshuar nga taraca e selisë së Ministrisë së Transporteve një carcaf 200 metra katrorë, në të cilin shkruhej “Stop privatizimit të Kosovës”.

Gjatë aksionit aktivistët deklaruan se Kosova sot nuk ka nevojë për privatizim, por për largimin e politikanëve të korruptuar që po pengojnë zhvillimin e saj.

Ata janë shprehur gjithashtu se PTK-ja sjell vetëm fitim, pavarësisht keqmenaxhimit të saj nga ana e qeverisë së Kosovës.

Top Channel