Thaci: Bisedimet, interes shtetëror

30/09/2010 16:25

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se bisedimet me Serbinë, që parashikohen nga rezoluta e re e miratuar në OKB, kanë interes shtetëror.

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Thaci ka përjashtuar cdo mundësi për bojkotin e këtyre bisedimeve.

“Synimi ynë është bashkëpunimi ndërshtetëror. Nuk kemi luftuar kundër popullit serb, por kundër pushtetit serb në Kosovë”, ka pohuar Thaci.

Kreu i qeverisë kosovare ka theksuar se kapitulli i errët i konflikteve është mbyllur dhe ka shtuar se tani është momenti i kapitullit të bashkëpunimit dhe integrimit.

Top Channel