Një inspektor policie që vepronte në një sektor të rëndësishëm të policisë së Tetovës, në Maqedoni, ka vrarë veten në orët e para të mëngjesit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave inspektori me iniciale M.H punonte në sektorin kundër krimit të organizuar në Sekretariatin e Punëve të Brendshme.

Sipas burimeve, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm ai i ka dhënë fund jetës duke qëlluar në kokë me pistoletën e shërbimit.

Mbi ngjarjen po hetojnë agjentë të policisë dhe hetues të zyrës së prokurorisë së Tetovës, të cilat po i bëjnë ekspertizën armës së përdorur nga inspektori.

Ndërkohë, fiqnjë të tij kanë deklaruar se M.H bënte një jetë të qetë dhe se nuk kishte konflikte me ndonjë person.

Top Channel