Një sasi e konsiderueshme fishekësh të kalibrave të ndryshëm janë zbuluar dhe sekuestruar nga policia në Strugë të Maqedonisë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, 192 fishekët, një pjesë e të cilëve shërbenin për armë automatike, janë gjetur në banesën e një shtetasi me iniciale P.I.

Sipas burimeve, bastisja e banesës u bë pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, se shtetasi në fjalë mbante armatime pa leje.

Burimet shtojnë më tej se P.I i kishte fshehur fishekët në papafingon e shtëpisë së tij, duke i futur në shishe plastike dhe duke i mbështjellë me qese plastmasi.

Top Channel