Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaci, në cilësinë e kryetarëve të partive respektive, LDK dhe PDK, kanë zhvilluar sot një takim konsultativ.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në qendër të takimit, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të dy grupeve, ka qenë situata politike në vend.

Sipas burimeve, Sejdiu e Thaci ranë dakord që ky takim konsultativ të pasohet nga takime të tjera, njoftojnë burimet.

Ata kanë shtuar se cdo vendim duhet të merret në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Top Channel