Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj është shprehur i bindur se EULEX-i nuk ka asnjë provë të vetme kundër tij.

Ai ka thënë se nuk ka ndërmend që të dorëhiqet për arsye morale. Sipas Telegraf, Limaj tha se nuk po informohet nga EULEX-i për hetimet që janë duke u bërë kundër tij dhe ministrisë që udhëheq.

“Unë do të jem këtu për secilin rast dhe i gatshëm për bashkëpunimin që do të më kërkohet nga institucionet e drejtësisë”, ka thënë Limaj.

Top Channel