Situata politike në Kosovë po reflektohet edhe në punimet kuvendit. Ndonëse ishte parashikuar në rend të dites, pika për propozimin e qeverise per privatizimin e PTK-së u hoq.

Kjo u be me kerkese te LDK-se, me arsyetimin se situata politike eshte e pafavorshme pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut.Kete kerkese e mbeshteti zevendekryeministri Hajredin Kuci dhe shumica e deputeteve.   

Në fakt, ky vendim erdhi pasi mediat në Kosovë citonin burime të afërta me qeverinë sipas të cilave kryeministri Thaci kishte kërcënuar me dorëheqje nëse LDK nuk miratonte strategjinë për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së. Qeveria e kosoves ka marrë oferta nga 5 kompani për privatizimin e kompanisë.

Por duke iu referuar sërish burimeve në LDK-së mësohet se mosmiratimi do të ishte një kundërpërgjigje ndaj mungesës së përkrahjes për Sejdiun nga ana e PDK. Por i pyetur mbi këto zërat për dorëheqjen e mundshme të kryeministrit, zëvendësi i tij Hajredin Kuci u ka thënë gazetareve se janë të pasakta duke aluduat madje deri në sajimin e tyre. Ai tha se  në qeveri punët janë duke shkuar më së miri.

 

Top Channel