Policia kosovare në rajonin e Shterpcës ka bastisur sot zyrat e kompanisë “PPMD”, në kuadër të një hetimi mbi krimin e organizuar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave kompania e kontrolluar dyshohet për pastrim parash dhe shmangie të tatimeve.

Operacioni është zhvilluar nga sektori kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Policinë e Kosovës, me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake të EULEX-it.

Top Channel