Oficerët e Policisë së Kosovës arrestuan ditën e sotme ish-drejtorin e përgjithshëm të kompanisë së sigurimeve “Dardania”.

Kështu njofton vetë Policia e Kosovës dhe ajo e misionit EULEX në një komunikatë të përbashkët për shtyp, por pa bërë të ditur identitetin e personit të arrestuar.

Ndërkohë që në media personi në fjalë identifikohet si Mehmet Duqi. Arrestimi ka lidhje me një hetim financiar të drejtuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas komunikatës për shtyp, ish-drejtori i kompanisë së sigurimeve “Dardania”, në prani të avokatit mbrojtës është marrë në pyetje nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Po ashtu, gjatë së enjtes Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit ka bastisur zyrat e kompanisë “PPMD” në Shtërpcë.

Kjo bastisje është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake të EULEX-it dhe është bërë në lidhje me hetimet penale për pastrim të parave, shmangie të tatimit dhe krim të organizuar.

Top Channel