Greqi, shkatërrohet organizata e kontrabandës së cigareve

30/09/2010 11:45

Një super operacion i policisë greke është zhvilluar në zonen Kalkidhiki në veriun e vendit.

Objektiv i policisë është një organizatë që trafikonte sasi të mëdha cigaresh.Deri tani, ne pranga janë vënë më tepër se 20 vetë midis të cilëve edhe katër policë, dy drejtues dhe dy policë shërbimesh në rajonin e policisë lokale.

Besohet se ne kete rrjet kontrabande jane implikuar edhe disa doganiere dhe punonjes se zyres se tatimeve ne kete zone.

Agjentet dyshojne se kane te bejne me organizaten me te madhe te kontrabandes qe ka vepruar ndonjehere ne vend. Ata rane ne gjurmet e grupit pas zbulimit te rastesishem te nje fabrike qe prodhonte cigare ne Kasandra te Kalkidhikise.

Magazina ku ndodheshin makineri te cilesise se larte per prodhimin e cigareve te markes PHILIP Morris u gjet e djegur vetem pak ore perpara nje aksioni te dekonspiruar qe policia kreu nje muaj me pare.

Rol te rendesishem ne kete kontrabande ka mafia ruse e cigareve, ndersa dege te trafikut jane gjetur ne Kosove, Bullgari, Shqiperi, Maqedoni, Gjermani dhe Britanine e Madhe.
 

Top Channel