Fuere: Qeveria të mos ndërhyjë në punët e gjyqësorit

30/09/2010 13:20

Kritikat e vazhdueshme të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski ndaj Gjykatës Kushtetuese kanë shkaktuar reagimin e diplomacisë në Shkup.

Ambasadori i Bashkimit Evropian deklaroi se qeveria dhe faktori politik duhet të shikojnë përpara dhe të punojnë për integrimin dhe jo të nderhyjne ne punet e gjyqesorit.

Sipas tij, lufta verbale rreth funksionimit të gjykatës e minon imazhin e nje vend kandidat për në BE.

“Besojmë se të tilla veprime minojnë shtetin e së drejtës. Duhet të bëhet pavarësia e gjyqësorit dhe rritja e besimit, si perforcim i funksionimit të tij në gjitha nivelet”, tha Fuere. BDI, parti në pushtet vlerëson se kritikat e Fueres janë objektive.

Gruevski disa ditë më parë deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka humbur kredibilitetin e saj dhe në shënjestër të sulmeve ka qenë kreu i këtij organi.

Top Channel