Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Peter Feith deklaroi se Kosova nuk është në krizë institucionale, pas zhvillimeve të fundit politike.

“Konsultimet po vazhdojnë në lidhje me atë se si mund të çohet procesi përpara pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese dhe dorëheqjes së presidentit. Në këtë proces, kryeministri e ka rolin udhëheqës dhe kjo është në përputhje me Kushtetutën”, tha Feith, në një konferencë për shtyp, bën  të ditur Radio Evropa e Lire.

Sipas tij, Kosova nuk ka krizë institucionale, ndërkohë që proceset janë normale në një vend demokratik.

“Duhet të presim nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, apo do të ketë ndonjë zgjidhje tjetër”, tha Feith.

Top Channel