Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giampaolo di Paola ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar.

Sipas tij, tani NATO mund të hyjë në fazën e dytë të zvogëlimit të numrit të ushtarëve, por theksoi se NATO do të mbajë gjithmonë praninë e domosdoshme për të siguruar ambient të qetë në Kosovë.

“Shihet qartë se është arritur përparim. Prandaj më duke se janë pjekur kushtet që të ecim përpara dhe të kalojmë në fazën e ardhshme të zvogëlimit të trupave të NATO-s në Kosovë, sepse situata e sigurisë e lejon një gjë të tillë”, ka thënë Di Paola, bën të ditur Telegraf.

Ai ka thënë se kur flitet për Kosovën, duhet të merret parasysh që nuk është vetëm KFOR-i, por edhe Policia e Kosovës, e EULEX-it dhe KFOR-i si përgjegjësi i tretë.

Top Channel