Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic ka deklaruar se në qeverinë e Serbisë nuk është diskutuar ende për bisedimet e ardhshme Prishtinë-Beograd dhe temat që do të trajtohen në to.

“Deri tani nuk ka pasur bisedime mes partive që përbëjnë koalicionin qeveritar, mbi formatin dhe temat e dialogut me palën kosovare”, ka pohuar Dacic.

Ai ka theksuar se për Serbinë pavarësia e Kosovës mbetet e papranueshme dhe ka shtuar se nuk ka cështje që s’ka lidhje me statusin e Kosovës.

Top Channel