Kryeministri Hashim Thaçi zhvilloi një takim me dyer të mbyllura në selinë e qeverisë ku ishin të pranishëm ambasadorë të shteteve të Pesëshes, komandanti i KFOR-it, shefi i ICO-së dhe ai i EULEX-it.

Lajmin e bën të ditur RTK, ndërkohë që nuk dihet me saktësi se cfarë është biseduar. Sipas informacioneve të fundit lidershipi i Kosovës është duke zhvilluar konsultime me faktorin ndërkombëtar.

Ambasadorët e Peseshes kanë sugjeruar që vendimi për zgjedhjen e presidenit të ri apo ai për zgjedhje të parakohshme duhet të merret në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe në konsultim me gjithë spektrin politik të Kosovës.

Top Channel