Sllovakia tërheq trupat nga Kosova
29/09/2010 13:30
Ministria e Mbrojtjes në Bratisllavë deklaron se Sllovakia e ka miratuar tërheqjen e plotë të trupave të saj nga Kosova deri në fund të këtij viti.
“Sllovakia do t`i tërheqë të gjitha 140 trupat që aktualisht operojnë në Kosovë deri në fund të vitit”, thotë zëdhënësin e Ministrisë, Rikard Sumegi, bën të ditur RTK.
Ai ka shtuar se “tërheqja do t`i mundësojë Sllovakisë që ta forcojë praninë e saj në misionin e NATO-s në Afganistan”.
Top Channel