Shqiptarët e Maqedonisë nuk aprovojnë politikat e kryeministrit të këtij vendi, Nikolla Gruevski.

Kështu thotë një sondazh i kryer nga e përditshmja “Dnevnik”, sipas të cilës rreth 60 për qind e shqiptarëve nuk e përkrahin aspak politikën e Gruevskit.

Ndërsa 5.6 për qind e tyre, nuk e përkrahin kryesisht politikën e tij, thotë më tej sondazhi.

E njëjta anketë vlerëson gjithashtu se politika e kryeministrit mbështetet nga 58 për qind e qytetarëve maqedonas.

Ndërsa 47% e të intervistuarve shprehen pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nëse deri në nëntor nuk zgjidhet cështja e emrit.

Të intervistuarit janë shprehur se aktualisht Maqedonia është më larg NATO-s dhe BE-së nga sa ishte para ardhjes në pushtet të Gruevskit.

Top Channel