Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Trendafil Ivanovski ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve të sigurimit gjatë regjimit të ish-Jugosllavisë.

Komisioni për lustracionin në Shkup, arriti në këtë përfundim pavarësisht deklaratave të Ivanovskit, që mohonte kategorikisht një gjë të tillë.

Kreu i Kushtetueses ka deklaruar se nuk ka bashkëpunuar kurrë me shërbimet e sigurimit të atëhershëm dhe se përkundrazi ka qenë dhe vijon të jetë viktimë e tij.

Por kryetari i komisionit, Tome Axhiev ka deklaruar se komisioni nuk është i detyruar të marrë në konsideratë deklaratën e Ivanovskit, i cili mund të ankohet në gjykatë.

Top Channel