Përfaqësues të popullsisë serbe në Kosovë i kanë shprehur sot Beogradit zyrtar pakënaqësinë për faktin se shqetësimet e tyre nuk mund t’ia paraqesin presidentit serb Boris Tadic.

Në një konferencë për shtyp, Lubomir Kragovic, Milan Ivanovic, Marko Jakshic dhe Radovan Nicic i kanë bërë thirrje qeverisë serbe që të dëgjojë kërkesat e tyre.

Ata janë shprehur se vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet integriteti territorial i shtetit serb dhe ekzistenca e popullit të tij.

Më tej, ata kanë kërkuar që temë e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit të jetë statusi i shtetit të Serbisë dhe jo statusi i serbëve të Kosovës.

Top Channel