Kryesuesi i delegacionit të Evropës Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, tha se dorëheqja e presidentit, Fatmir Sejdiu do t”i kontribuojë klimës së zhvillimit demokratik në Kosovë.

Ai shtoi se Parlamenti Evropian do t”i ndjekë me kujdes zhvillimet në Kosovë.

Vendimi i Sejdiut për të respektuar qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese dëshmon për respektimin e sundimit të ligjit dhe të parimeve të demokracisë, pohoi Kukan.

Top Channel