PDK dhe LDK dalin me qëndrime të ndryshme për krizën politike që ka përfshirë Kosovën pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit.

Duket se kundërshtimet mes dy partive po e dërgojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, opsion ky që nuk e kundërshton as Jakup Krasniqi, që ka marrë përkohësisht në dorë drejtimin e shtetit.

PDK pretendon që pas një mandati dyvjecar të Sejdiut, presidenti të zgjidhet nga një parti tjetër.

“Nuk jemi rakorduar për këtë pasi duhet të merret në konsideratë aspekti kohor. Ky është një problem për të gjithë dhe jo vetëm për PDK-në”, deklaron Rame Buja, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së.

Por LDK insiston që kreu i shtetit të zgjidhet sërish nga kjo parti, pasi sipas saj mandati i Sejdiut është lënë përgjysmë.

“Duhet respektuar Kushtetuta dhe të vazhdohet mandati, pasi ndryshe nuk ka bazë ligjore”, ka deklaruar Ismet Beqiri, kryetar i grupit të LDK-së.

Top Channel