Brenda këtij viti në Kosovë do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ky është opsioni më i pranueshëm për subjektet e mëdha politike në vend, dhe që po nxitet edhe nga diplomatët perëndimorë.(UPDATE)

Kështu ka thënë për Top Channel një burim i afërt me bisedat që mbrëmë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar me diplomatë perëndimorë të Peseshes dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të huaja.
 
Këto zgjedhje sipas burimeve pranë qeverise priten të shpallen gjatë ditës nga ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi. Sipas ligjit, zgjedhjet duhet të mbahen 45 ditë pas shpalljes së tyre.
 
Opsioni i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme duket se është më i pranueshëm për subjektet politike në Kosovë.
 
Përveç PDK-së, shenja se pajtohet me zgjedhjet e parakohshme ka treguar edhe LDK-ja, ndërsa AKR, dhe LDD nuk janë shprehur përfundimisht.
 
Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ditë më parë është shprehur kundër këtij opsioni, meqë siç kanë deklaruar zyrtarë të kësaj partie do t’i bëhej dëm demokracisë me mbajtjen e tyre, pa qenë në Kosovë Ramush Haradinaj.
 
E gjithë kjo situatë kaosi politik në Kosovë, është shkaktuar pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit, meqë më herët Gjykata Kushtetuese e deklaroi atë si shkelës të Kushtetutës.
 
 
 

Top Channel