Policia e Kosovës, përmes një operacioni të mirëorganizuar ka parandaluar një kontrabandë masive ilacesh mjekësore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave agjentët e njësisë së operacioneve speciale po përgjonin drejtuesin e një makine, në të cilën gjetën një sasi të konsiderueshme medikamentesh të tipit “Galenika”, pa pullë fiskale, të prodhuara në Serbi.

Sipas burimeve, ilacet po transportoheshin me makinën tip “Audi 80” nga veriu në jug të lumit Ibër, në Mitrovicë.

Në kuadër të të njëjtit operacion, gjatë kontrolleve në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një sasi ilacesh, kryesisht tableta, kapsula dhe ampula, edhe këto të prodhimit serb.

Top Channel