Projektligjin më të rreptë që është hartuar ndonjëherë në luftën ndaj evazionit fiskal, diskuton për miratim në orët e fundit parlamenti grek.

Sipas ketij ligji qe do te miratohet diten e enjte dhe do te hyje ne fuqi menjehere, parashikohen denimet me te rrepta per ata qe nuk deklarojne te ardhurat apo nuk paguajne tatimet.

‘Burg edhe per nje euro’ shkruan ne menyre karakteristike ne faqen e saj te pare prestigjiozja greke “Eleftherotipia” qe sqaron se per kundravajtesit do te kete edhe denime ekspres. Ndersa titulli i se peritshmes “TA NEA” paralajmeron – ‘Mbyllje biznesi per mosdhenie fature,burg per mospagim te TVSH’.

Duke marre nje eksperience qe e zbatojne edhe shume vende europiane, por edhe nje vend ballkanik si Serbia, qeveria greke do te pajise te gjithe qytetaret me nje karte elektronike te vecante.

Kjo karte do te kete ‘bar code’ qe do te regjistroje te gjitha transaksionet e qytetareve ne aparatet e posacme, qe do te jene te lidhura on-line me kasat fiskale, por edhe me sekretarine e pergjitshme te informacionit.

Meqenese kjo karte ka te regjistruar numrin personal te cdo personi si dhe kodin e cdo biznesi, atëherë Ministria e Financave do te dije ne kohe reale se cfare shume parash ka perdorur nje qyetar per blerje mallrash,por edhe se sa mallra dhe ne cfare vlere ka shitur nje biznes i vogel apo i madh.

Me ane te ketyre ligjeve dhe masave te reja qeveria greke shpreson se do te kete rezultate per te luftuar ne menyre efikase korrupsionin dhe fshehjen e te ardhurave vjetore duke mbushur njekohesisht edhe arkat tashme te boshatisura te shtetit ne kuadrin e planit antikrize qe i ka imponuar FMN dhe BE.

Top Channel