Egjipti po shqyrton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo i është bërë e ditur ministrit të Jashtëm kosovar Skënder Hyseni nga homologu i tij egjiptian Ahmed Aboul Gheit, gjatë një takimi të zhvilluar në Nju Jork.

“Shteti ynë po shqyrton kërkesën dhe do të marrë një vendim në kohën e duhur. Vonesa e njohjes nuk ka të bëjë me Kosovën, por me arsye të tjera”, ka deklaruar Gheit.

Ndërsa Hyseni, nga ana e tij është shprehur se vendi i tij synon të vendosë marrëdhënie diplomatike me Egjiptin dhe t’i përforcojë ato.

Top Channel