Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka pritur mbrëmë në një takim ministrin e Jashtëm maqedonas Antonio Milloshoski, me të cilin ka biseduar për cështjen e emrit.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, Milloshoski i ka konfirmuar numrit 1 të Kombeve të Bashkuara angazhimin e Shkupit për zgjidhjen sa më shpejt të kontestit me Greqinë.

“Ne jemi të përkushtuar për gjetjen sa më shpejt të një kompromisi dhe për arritjen e një zgjidhjeje me dinjitet”, ka deklaruar Milloshoski.

Nga ana e tij Ki Moon ka vlerësuar progresin e Maqedonisë në kuadër të implementimit të sfidave të mijëvjecarit. Ai ka vlerësuar gjithashtu edhe kontributin e Maqedonisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

Top Channel