Qeveria maqedonase vazhdon të diskriminojë etninë shqiptare, këtë herë duke mos u dhënë asnjë bursë studentëve shqiptarë që duan të ndjekin studimet në vendet perëndimore.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë shqiptare të vendit fqinj, sipas të cilave bursat për studime në Gjermani, Ceki dhe Britani të Madhe u janë dhënë vetëm studentëve me kombësi maqedonase.

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit Nikolla Todorov ka deklaruar se bursat e studimit nuk janë ndarë në baza etnike, por sipas procedurave.

Sipas tij, një nga kushtet për të fituar bursën është që studentët të pranohen më parë në një nga universitetet e huaja dhe më pas të aplikojnë në Ministrinë e Arsimit, e cila nëse fitojnë u mbulon shpenzimet.

Top Channel