Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu ka deklaruar se pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit cështja më e rëndësishme që shtrohet është fati i koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së.

Sipas tij, situata është shumë e rënduar dhe tani për tani nuk dihet se cfarë do të ndodhë me këtë koalicion.

“Nënshkruesi i koalicionit ka qenë pikërisht lideri i partisë, Fatmir Sejdiu dhe unë nuk mund të them se cfarë do të ndodhë tani”, ka deklaruar Kryeziu.

Top Channel