Dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të Kosovës mund ta cojë shtetin e ri drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Kështu shkruajnë mediat kosovare, sipas të cilave ky opsion është përmendur në bisedimet që Sejdiu zhvilloi me përfaqësuesit e Pesëshes para dorëheqjes, si dhe me kryeministrin Thaci dhe shefin e ICO, Piter Feith.

Sipas burimeve, përfaqësuesit e Pesëshes, të cilët do të vazhdojnë bisedimet edhe në ditët e ardhshme, e kanë pëlqyer opsionin e zgjedhjeve të parakohshme.

Madje, shtojnë më tej burimet, në favor të tyre është shprehur edhe vetë kryeministri Hashim Thaci, i cili kohë më parë ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Top Channel