Policia e misionit EULEX ka bastisur në orët e para të mëngjesit të sotëm banesën dhe zyrat e kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë misioni ndërkombëtar për rendin dhe ligjin përmes një komunikate për shtyp.

Sipas këtij njoftimi, kontrollet janë kryer pasi Lushtaku dyshohet për abuzime me procesin e ndarjes së banesave sociale.

Operacioni është mbështetur nga njësia e posacme anti-korrupsion pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës, si dhe është kryer në praninë e policisë kosovare.

Bastisjet e EULEX janë bërë të zakonshme në Kosovë. Ato nuk kanë kursyer as zyrat e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, por analistët shprehen se misioni duhet t’i provojë akuzat e tij dhe jo të bëjë vetëm spektakël.

Top Channel