Amnesty International ka deklaruar se vendet e BE-së duhet t’i japin fund dëbimit të detyruar të romëve dhe minoriteteve të tjera nga Kosova.

Në një raport të publikuar sot, AI jep detaje mbi mënyrën se si romët po kthehen në Kosovë, në shumicën e rasteve në orët e mëngjesit, pa gjë tjetër vec rrobave të veshura.

Me t’u kthyer ata përballen me rrezikun e diskriminimit dhe dhunës, vërehet në raportin e AI. Në vitin 1990 shumë romë braktisën Kosovën për shkak të shpërthimit të luftës në ish-Jugosllavi.

Ndërsa pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të 2008-ës, autoritetet kosovare kanë qenë nën presion të vazhdueshëm nga vendet e BE-së për të pranuar kthimin e romëve.

Top Channel