Volker: “Emri” të zgjidhet në samitin e NATO-s

27/09/2010 14:00

Analisti i njohur i cështjeve të Ballkanit, Kurt Volker ka deklaruar se kontesti i emrit mes Athinës dhe Shkupit duhet të zgjidhet patjetër në samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në nëntor.

Sipas tij, bllokadat, bojkotet, embargot dhe konfliktet politike, të cilat mund të nxisin tensione nacionaliste, duhet të zgjidhen sa më parë.

“Maqedonia duhet të jetë pjesë e axhendës së samitit të NATO-s, ku duhet të zgjidhet dhe kontesti i emrit”, është shprehur Volker në një raport të tij.

Ai e ka cilësuar si tragjik faktin që për një cështje emri të pengohet një e ardhme më e mirë për disa milionë njerëz.

“Është e turpshme që qytetarët e Maqedonisë nuk u vendosën në binarët e anëtarësimit në NATO me emrin e vjetër, ashtu sic parashikohet në Marrëveshjen e Përkohshme të 1995-ës”, është shprehur Volker.

Top Channel