TIA: Shëndetësia, më keq se në komunizëm
27/09/2010 12:00
Në spitale mungon informacioni dhe transparenca, ndërsa prej dekadash nuk është bërë asnjë reformë në sistemin shëndetësor.
Ky është thelbi i raportit të fundit të ‘Transparency International Albania’, i cili vlerëson se sektori i shëndetësisë në vend është më keq se në komunizëm.
“Qytetarët nuk njohin shërbimet në spitale dhe nuk dinë sa duhet të paguajnë. Mungesa e informacionit con në korrupsion”, thuhet në raportin e TIA-s.
Sipas këtij organizimi, shqetësues mbetet djegia e mbeturinave pranë zonave të banuara në Qendrën Spitalore Universitare.
Top Channel