Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci e ka vlerësuar si një vendim institucional dhe shtetëror dorëheqjen e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është burim i demokracisë së vendit tonë dhe respektimi i saj është një detyrim për të gjithë”, ka deklaruar Thaci.

Kryeministri ka theksuar se, të gjitha vendimet e ardhshme të institucioneve të Kosovës do të jenë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe nevojat e shtetit e shoqërisë.

Top Channel