Një gazetar i njohur i një gazete të përjavshme në Maqedoni është arrestuar sot nga policia e këtij vendi, teksa ndodhej në qendër të Shkupit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave gazetari Emil Zafirovski u prangos në kuadër të një urdhërarresti të lëshuar ndaj tij për shpifje.

Sipas burimeve, atij i është kërkuar nga autoritetet që të paguajë një garanci prej 500 eurosh, në të kundërt do të transferohet në burgun e Shutkës.

Burimet deklarojnë se vepra penale për të cilën akuzohet reporteri i “Forum” daton që në vitin 2004, kur ka nisur edhe procesi gjyqësor ndaj tij.

Nga ana e tij, Zafirovski ka deklaruar se asnjëherë nuk ka marrë ndonjë thirrje gjyqësore në adresë të tij.

Top Channel