Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu mund të japë dorëheqjen sot pasdite, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se ka shkelur ligjin themeltar të shtetit duke mbajtur njëkohësisht postin e kreut të vendit dhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Telegraf, në përputhje me Kushtetutën, postin e presidentit të Kosovës do ta marrë përkohësisht kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Liderët kosovarë kanë premtuar se nuk do të ketë vakuum as krizë institucionale.

Fatmir Sejdiu për të dytën herë në postin e presidentit është zgjedhur në fillim të janarit 2008, me mandat pesëvjeçar.

Top Channel