Është liruar gjatë natës anija greke e mallrave “MV Lugela”, e cila mbante një flamur panamez dhe u sekuestrua nga piratët në brigjet e Somalisë.

Lajmin e bën të ditur task forca kundër piraterisë në BE, sipas të cilës anijë është braktisur nga piratët gjatë natës.

Sipas burimit, 12 marinarët ukrainas që ndodheshin në bord janë në gjëndje të mirë dhe po mbikëqyren nga autoritetet ndërkombëtare.

Anija e mallrave u mor peng të shtunën nga një grup piratësh teksa ndodhej rreth 900 milje larg brigjeve somaleze.

Top Channel